Kongresi i XI-të Mbarëkombëtar i Stomatologjisë

Regjistrimi dhe Kotizimi

Regjistrimi i pjesëmarrësve realizohet përmes platformës digjitale të Odës së Stomatologëve të Kosovës. Kjo faqe përmban akreditimin, tarifat, të dhënat bankare dhe manualin hap pas hapi për krijimin e llogarisë dhe aplikimin për pjesëmarrje në Kongres.

Tarifa e hershme edhe 21 ditë Tarifa e hershme vlen për regjistrimet deri më 15 shtator 2026

Kongresi është akredituar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës

Kongresi i XI-të Mbarëkombëtar i Stomatologjisë

Akreditimi

Kongresi i XI-të Mbarëkombëtar i Stomatologjisë me pjesëmarrje ndërkombëtare është akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Stomatologëve të Kosovës, i cili, në mbledhjen e datës 17.08.2026, pas shqyrtimit të dokumentacionit përkatës, ka përcaktuar:

Pjesëmarrje aktive

20 pikë

për autorët që prezantojnë punim oral ose poster

Pjesëmarrje pasive

15 pikë

për pjesëmarrësit e regjistruar në kongres

Kotizimi për pjesëmarrje

Tarifa përcaktohet nga data e regjistrimit, jo nga data e pagesës. Regjistrimet e realizuara deri më 15 shtator 2026 përfitojnë tarifën e hershme.

Kotizimi sipas kategorisë së pjesëmarrësit dhe afatit të regjistrimit
Kategoria e pjesëmarrësit Deri më 15 shtator 2026 Tarifa në fuqi tani Pas 15 shtatorit 2026 Tarifa e rregullt
Stomatologë, mjekë, farmacistë, teknikë dhe infermierë 50 € 70 €
Studentë të stomatologjisë 20 € 20 €

Kotizimi paguhet vetëm pasi aplikimi juaj për pjesëmarrje të jetë regjistruar në platformë — të dhënat bankare dhe adresa ku dërgohet dëshmia e pagesës ju vijnë me email pas aplikimit.

Manual për regjistrim dhe aplikim

Si të regjistroheni, hap pas hapi

Procesi ka dy faza të ndara: së pari krijoni llogarinë tuaj në platformë dhe prisni aprovimin, pastaj aplikoni veçmas për aktivitetin e Kongresit. Faza e dytë hapet vetëm pasi llogaria juaj të jetë aprovuar.

Regjistrimi në platformë

Krijoni llogarinë tuaj në platformën digjitale të OSK-së. Ky hap bëhet vetëm një herë.

  1. Hyni në platformë: online.osk-ks.org
  2. Në faqen hyrëse zgjidhni opsionin: “Apliko si organizatë apo individ i jashtëm”.
  3. Plotësoni të dhënat personale me kujdes.
  4. Ngarkoni licencën e punës ose diplomën universitare.
  5. Klikoni “Vijues”, verifikoni të dhënat dhe pastaj “Regjistrohu”.
  6. Në emailin tuaj do të pranoni konfirmimin fillestar të aplikimit.
  7. Pas miratimit nga administratori, do të pranoni emailin e aprovimit dhe mund të kyçeni në platformë.
Faqja hyrëse — zgjidhni “Apliko si organizatë apo individ i jashtëm”.
Plotësoni të dhënat personale dhe ngarkoni licencën ose diplomën universitare.
Verifikoni të dhënat, pranoni deklaratën dhe klikoni “Regjistrohu”.
Emaili i konfirmimit fillestar të aplikimit.
Emaili i aprovimit — tani mund të kyçeni në platformë.
Kyçuni në platformë me emailin dhe fjalëkalimin tuaj.

Aplikimi për pjesëmarrje në Kongres

Pasi llogaria juaj të jetë aprovuar, aplikoni veçmas për aktivitetin e Kongresit.

  1. Pasi të kyçeni, hyni te moduli “Edukimi i Vazhdueshëm”.
  2. Klikoni “Apliko për pjesëmarrje”.
  3. Gjeni aktivitetin e kongresit dhe klikoni “Apliko”.
  4. Konfirmoni pjesëmarrjen duke klikuar “Po”.
  5. Në email do të pranoni të dhënat bankare për pagesë dhe adresën ku duhet të dërgohet dëshmia e pagesës.
  6. Pas verifikimit të pagesës nga administrata, regjistrimi juaj finalizohet.
  7. Emaili i fundit konfirmon se regjistrimi për pjesëmarrje është përfunduar.
Hyni te moduli “Edukimi i Vazhdueshëm”.
Klikoni “Apliko për pjesëmarrje”.
Gjeni aktivitetin e kongresit dhe klikoni “Apliko”.
Konfirmoni pjesëmarrjen duke klikuar “Po”.
Emaili me të dhënat bankare për pagesë.
Emaili i fundit konfirmon përfundimin e regjistrimit.

Të dhënat bankare

Pagesa mund të bëhet përmes NLB Banka, duke u bazuar në të dhënat:

Banka
NLB Banka
Emri i llogarisë
IBAN
Nr. i llogarisë
SWIFT CODE
Emërtimi i pagesës

Klikoni një vlerë për ta kopjuar.

Gjatë kryerjes së pagesës duhet të specifikohet emri dhe mbiemri i pjesëmarrësit dhe emërtimi i pagesës: “Kongresi 2026”.

Në rast se pagesa bëhet për më shumë se një person, duhet të specifikohet emri dhe mbiemri i secilit pjesëmarrës.

Evidentimi dhe certifikata

Evidentimi me QR kod

Pjesëmarrësit e regjistruar dhe me kuotizim të paguar duhet të bëjnë evidentimin e pjesëmarrjes me QR kod, përmes telefonit mobil, në vendngjarje.

QR kodi do të jetë i qasshëm në hapësirat ku do të mbahet Kongresi — Emerald Hotel, Prishtinë.

Certifikata elektronike

Certifikata elektronike do t'u lëshohet vetëm pjesëmarrësve të cilët kanë kryer evidentimin e pjesëmarrjes përmes QR kodit.

Pikët e edukimit të vazhdueshëm njihen mbi bazën e këtij evidentimi.

Njoftim i rëndësishëm

Vetëm regjistrimet e realizuara përmes platformës online të OSK-së do të konsiderohen valide për pjesëmarrje në kongres. Ju lutemi ndiqni me kujdes të gjitha hapat e përshkruar.

Për më shumë informata

shsrkinfo@gmail.com

Për pyetje teknike lidhur me platformën digjitale, drejtohuni te përkrahja teknike e Odës së Stomatologëve të Kosovës.