Event Me pjesëmarrje ndërkombëtare

Kongresi i XI-të Mbarëkombëtar i Stomatologjisë

“Stomatologjia bashkëkohore: Avancimi i shëndetit oral përmes shkencës, praktikës klinike dhe inovacionit”

Data

9–10 tetor 2026

Vendi

Emerald Hotel

Deri te kongresi

0 ditë

Afati për dorëzimin e abstrakteve përfundoi më 7 shtator, ora 16:00.

Ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë →
Kongresi i XI-të Mbarëkombëtar i Stomatologjisë

Shoqata e Stomatologëve të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën Dentare Shqiptare dhe Shoqërinë e Stomatologëve Shqiptarë të Maqedonisë — Apolonia, organizon Kongresin e XI-të Mbarëkombëtar të Stomatologjisë me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Kongresi synon të bashkojë profesionistë të fushës së stomatologjisë dhe përfaqësues të industrisë stomatologjike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera, duke krijuar një platformë për shkëmbim shkencor dhe profesional, prezantim të zhvillimeve bashkëkohore dhe forcim të bashkëpunimit profesional.

Organizatorët

Shoqata e Stomatologëve të Republikës së Kosovës Shoqata Dentare Shqiptare Shoqëria e Stomatologëve Shqiptarë të Maqedonisë — Apolonia

Sponsorët e Kongresit

Shiko të gjithë sponsorët →
Prof. Serhat Aslan

Prof. Serhat Aslan

Kirurgjia rekonstruktive përreth dhëmbëve dhe implanteve: konceptet dhe zhvillimet bashkëkohore

Prof. Ahmed Halim Ayoub

Prof. Ahmed Halim Ayoub

Konceptet aktuale në implantologjinë kompresive: kur përvoja bëhet thelbësore për implantologët

Dr. Giuseppe Perinetti

Dr. Giuseppe Perinetti

Ankorimi palatinal në ortodoncinë bashkëkohore: planifikimi dhe aplikimet klinike

Dr. Fisnik Kasapi

Dr. Fisnik Kasapi

Implantet Provo S – kur një implant njëpjesësh është i mjaftueshëm: rishqyrtimi i paradigmës All-on-X

Dr. Gazmend Jusufi

Dr. Gazmend Jusufi

Ekstraksioni si opsion në trajtimin e anomalive të ndryshme ortodontike

Dr. Sc. Olja Tanellari

Dr. Sc. Olja Tanellari

Përtej braketave: menaxhimi i rasteve komplekse me qasje multidisiplinare në ortodonci

Dr. Sc. Almiro Gurakuqi

Dr. Sc. Almiro Gurakuqi

Koncepti “All-on-4” në dritën e evidencës bashkëkohore – ku po shkojmë?

Dr. Sc. Mirlinda Sopi Krasniqi

Dr. Sc. Mirlinda Sopi Krasniqi

Endo apo perio? Kompleksiteti diagnostik dhe menaxhimi klinik i bazuar në evidencë

Prof. Asoc. Dr. Andis Qendro

Prof. Asoc. Dr. Andis Qendro

Immediate Loading – Avantazhet e sistemit implantar AnyRidge të kompanisë MegaGen

Dr. Spec. Kreshnik Syka

Dr. Spec. Kreshnik Syka

Vendimmarrja klinike në kirurgjinë moderne implantare: nga vendosja minimalisht invazive e implanteve në regjionin estetik deri te rehabilitimi i menjëhershëm full-arch

Prof. Ass. Dr. Burim Kiseri

Prof. Ass. Dr. Burim Kiseri

Nga perceptimi estetik te fasetat dentare: krijimi i buzëqeshjes në epokën e personalizimit

Prof. Ass. Dr. Donika Bajrami-Shabani

Prof. Ass. Dr. Donika Bajrami-Shabani

Endo apo perio? Kompleksiteti diagnostik dhe menaxhimi klinik i bazuar në evidencë

Dr. Vikas Gowd

Dr. Vikas Gowd

Vendosja dhe ngarkimi i menjëhershëm i implanteve: një dekadë përvojë klinike në zonën estetike, regjionet posteriore dhe rehabilitimin e plotë implantoprotetik

Dr. Arsim Thaqi

Dr. Arsim Thaqi

Roli i DISE në diagnostikimin dhe trajtimin e apnesë obstruktive të gjumit

Udhëzime për dorëzimin e abstrakteve

Kalendari i rëndësishëm

Afati për dorëzimin e abstrakteve: 5 qershor – 7 shtator 2026, ora 16:00 Afati ka përfunduar

Njoftimi për pranim/refuzim: deri më 11 shtator 2026

Regjistrimi i autorëve: deri më 15 shtator 2026

Llojet e prezantimeve

Prezantim oral: studime origjinale ose raporte klinike (case reports)

Poster elektronik (e-poster)

Studime origjinale

Titulli

Qëllimi

Materialet dhe metodat

Rezultatet

Përfundimet

Raporte klinike

Titulli

Hyrja

Përshkrimi i rastit

Diskutimi

Përfundimi / rëndësia klinike

Rregullat e dorëzimit

Maksimumi 3 abstrakte për autor

Vetëm 1 prezantim për autor

Punimet e publikuara më parë nuk pranohen

Nuk lejohet modifikimi i abstraktit pas dorëzimit

Prezantimet

Prezantim oral: 10 minuta + diskutim

Poster elektronik: maksimumi 5 minuta diskutim

Rregullat si ta përgatitni abstraktin

Abstrakti dorëzohet si dokument në formatin Word ose PDF, i shkruar me Times New Roman, madhësia 12, hapësirë njëshe, dhe nuk duhet t'i kalojë 250 fjalë (pa përfshirë titullin, emrat e autorëve dhe institucionet).

Udhëzimet e abstrakteve →

Programi

Një kurs para kongresit dhe dy ditë ligjërata, prezantime orale dhe poster.

Regjistrimi dhe kotizimi

Regjistrimi realizohet përmes platformës digjitale të Odës së Stomatologëve të Kosovës. Kongresi është akredituar me 20 pikë për pjesëmarrje aktive dhe 15 pikë për pjesëmarrje pasive.

Stomatologë, mjekë, farmacistë, teknikë dhe infermierë
50 € / 70 €
Studentë të stomatologjisë
20 €

Çmimi i parë vlen për regjistrimet deri më 15 shtator 2026, i dyti pas kësaj date.

Detajet e regjistrimit →

Vendi

Emerald Hotel

Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, km. i 5-të
10000 Prishtinë, Kosovë

Hoteli i parë resort dhe konferencash në Kosovë, 10 minuta nga qendra e Prishtinës dhe 15 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar. Hapësira e konferencave prej 3.000 m² dhe akomodim në vend për pjesëmarrësit.

Ftesë për sponsorizim

Të nderuar përfaqësues të kompanive

Duke vlerësuar kontributin tuaj në avancimin e stomatologjisë, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj ngjarjeje përmes njërës prej kategorive të sponsorizimit.

Krahasimi i kategorive të sponsorizimit
Përfitimet Sponsor i Bronzët 2,000 € Sponsor i Argjendtë 3,000 € Sponsor i Artë 5,000 €
Numri i sponsorëve 4 2 1
Logo në webfaqen zyrtare Po Po Po
Logo në njoftimet zyrtare të Kongresit Po Po Po
Logo në program / libër të abstrakteve Po Po Po
Logo në banerat e Kongresit Po Po Po
Logo në materialet e Kongresit Jo Jo Po
Tekst i shkurtër për kompaninë në webfaqe Jo Jo Po
Link i kompanisë në webfaqe Jo Po Po
Panel reklamues në sallën e Kongresit Jo Jo Po
Stand ekspozues Po (4 m²) Po (6 m²) Po (10 m²)
Ligjërues i ftuar nga kompania Jo Po Po
Prezantim gjatë sesioneve Jo 5–7 min 10 min
Pjesëmarrës të liruar nga pagesa 5 7 10

Standet ekspozuese: për kompanitë që dëshirojnë prezantim përmes standit ekspozues, çmimi është 150 € / m². Vendosja e standeve bëhet sipas hapësirës së disponueshme dhe me miratim paraprak nga organizatori.

Shkarko formularin