Shoqata e Stomatologëve të Republikës së Kosovës

Shoqata e Stomatologëve të Republikës së Kosovës është organizim i pavarur, profesional dhe jofitimprurës i stomatologëve kosovarë, i themeluar me qëllim të përfaqësimit, mbrojtjes dhe avancimit të interesave profesionale të komunitetit stomatologjik në Kosovë.

Drejtuesit e Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës

Prof. Ass. Dr. Zana Sllamniku Dalipi

Kryetare e Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës

Dr. Sc. Bylbyl Reçica

Nënkryetar i Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës

Dr. Sc. Nora Aliu

Sekretare e Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës

Vizioni

Vizioni i Shoqatës është të jetë institucioni kryesor profesional për stomatologët në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në zhvillimin e stomatologjisë bashkëkohore, ngritjen e standardeve profesionale, avancimin e edukimit të vazhdueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve stomatologjike.

Shoqata synon të fuqizojë bashkëpunimin me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, shoqatat profesionale simotra, Odën e Stomatologëve të Kosovës dhe institucionet relevante shëndetësore, me qëllim të zhvillimit të profesionit dhe promovimit të shëndetit oral në Kosovë.

Misioni

Misioni i Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës është mbrojtja e të drejtave dhe interesave të anëtarësisë së saj, ruajtja dhe promovimi i vlerave etike e profesionale, si dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve stomatologjike në interes të pacientit dhe shëndetit oral të popullatës.

Shoqata angazhohet për ngritjen profesionale dhe shkencore të stomatologëve përmes organizimit të aktiviteteve profesionale, ligjëratave, kongreseve, takimeve shkencore, akademive solemne dhe bashkëpunimeve institucionale brenda dhe jashtë vendit.

Historiku

Shoqata e Stomatologëve të Republikës së Kosovës është themeluar zyrtarisht në vitin 2001, gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut.

Akti themelues është nënshkruar nga stomatologë të njohur kosovarë, ndër të cilët Prof. Dr. Agim Islami, Dr. Migjen Demjaha, z. Sabit Dobraj dhe profesionistë të tjerë të fushës së stomatologjisë.

Certifikata e parë e regjistrimit si organizatë joqeveritare është lëshuar më datë 02.12.2001.

Më 18 tetor 2011, pas krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ministria e Administratës Publike lëshoi letërkonfirmimin përkatës, me të cilin konfirmohet se Shoqata është e regjistruar ligjërisht me emrin:

Shoqata e Stomatologëve të Republikës së Kosovës

Prof. Dr. Agim Islami

Kryetar i Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës 2001–2011

Dr. Sci. Ali Gashi

Kryetar i Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës 2011–2017

Prof. Dr. Blerim Kamberi

Kryetar i Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës 2017–2019

Prof. Ass. Dr. Donika Bajrami

Kryetare e Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës 2019–2025

Prof. Ass. Dr. Zana Sllamniku Dalipi

Kryetare e Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës 2025–aktualisht