Kongresi i XI-të Mbarëkombëtar i Stomatologjisë

Ju njoftojmë se Shoqata e Stomatologëve të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën Dentare Shqiptare dhe Shoqërinë e Stomatologëve Shqiptarë të Maqedonisë – Apolonia, organizon Kongresin e XI-të Mbarëkombëtar të Stomatologjisë me pjesëmarrje ndërkombëtare, me temë:

“Stomatologjia bashkëkohore: Avancimi i shëndetit oral përmes shkencës, praktikës klinike dhe inovacionit”

Kongresi do të mbahet më 9–10 tetor 2026, në Prishtinë, Kosovë.

Udhëzime për dorëzimin e abstrakteve

Kalendari i rëndësishëm

  • Afati për dorëzimin e abstrakteve: 5 Qershor 2026 – 31 Gusht 2026, ora 16:00
  • Njoftimi për pranim/refuzim: deri më 11 shtator 2026
  • Regjistrimi i autorëve: deri më 15 shtator 2026

Llojet e prezantimeve

  • Prezantim oral: studime origjinale ose raporte klinike (case reports)
  • Poster elektronik (e-poster)

Studime origjinale

  • Titulli
  • Qëllimi
  • Materialet dhe metodat
  • Rezultatet
  • Përfundimet

Raporte klinike

  • Titulli
  • Hyrja
  • Përshkrimi i rastit
  • Diskutimi
  • Përfundimi / rëndësia klinike

Rregullat e dorëzimit

  • Maksimumi 3 abstrakte për autor
  • Vetëm 1 prezantim për autor
  • Punimet e publikuara më parë nuk pranohen
  • Nuk lejohet modifikimi i abstraktit pas dorëzimit

Prezantimet

  • Prezantim oral: 10 minuta + diskutim
  • Poster elektronik: maksimumi 5 minuta diskutim

Rregullat si ta përgatitni abstraktin

Abstrakti dorëzohet si dokument në formatin Word ose PDF, i shkruar me Times New Roman, madhësia 12, hapësirë njëshe, dhe nuk duhet t’i kalojë 250 fjalë (pa përfshirë titullin, emrat e autorëve dhe institucionet).

Our Services