Kongresi i XI-të Mbarëkombëtar i Stomatologjisë me pjesëmarrje ndërkombëtare
Ligjeruesit

PROF. SERHAT ASLAN
KIRURGJIA REKONSTRUKTIVE PËRRETH DHËMBËVE DHE IMPLANTEVE: KONCEPTET DHE ZHVILLIMET BASHKËKOHORE

KIRURGJIA REKONSTRUKTIVE PËRRETH DHËMBËVE DHE IMPLANTEVE: KONCEPTET DHE ZHVILLIMET BASHKËKOHORE
LIGJËRUES I FTUAR PROF. SERHAT ASLAN
Prof. Serhat Aslan ka diplomuar në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit Ege, ku më pas ka përfunduar doktoratën në Parodontologji pranë Institutit të Shkencave Shëndetësore të Universitetit Ege.
Fusha e tij është e fokusuar në parodontologji, protetikë fikse dhe implantologji, me theks të veçantë në mikrokirurgji, rekonstruktimin e indeve të forta dhe të buta, si dhe qasjet kirurgjike minimalisht invazive.
Prof. Aslan është Profesor vizitor në Universitetin e Milanos, Itali, dhe në KU Leuven, Belgjikë, si dhe Profesor i ftuar në Programin Postdiplomik të Parodontologjisë dhe Implantologjisë në Universitetin e Portos, Portugali.
Aktualisht, është Anëtar i Bordit Ekzekutiv dhe Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Turke të Parodontologjisë. Prof. Aslan është gjithashtu aktiv në kërkime klinike në kirurgjinë plastike parodontale, rigjenerimin e drejtuar të kockës/indeve dhe terapinë estetike implantare.
KIRURGJIA REKONSTRUKTIVE PËRRETH DHËMBËVE DHE IMPLANTEVE: KONCEPTET DHE ZHVILLIMET BASHKËKOHORE
Kirurgjia bashkëkohore rekonstruktive parodontale dhe peri-implantare synon të rikthejë funksionin dhe shëndetin biologjik, duke përmbushur njëkohësisht kërkesat estetike të pacientëve me stabilitet afatgjatë.
Kjo ligjëratë do të fokusohet në konceptet rekonstruktive minimalisht invazive për dhëmbët dhe implantet, me theks të veçantë në dizajnin e lambos, ruajtjen e vaskularizimit, menaxhimin e indeve të buta, stabilitetin e plagës dhe strategjitë bashkëkohore për rekonstruktimin e indeve të forta dhe të buta. Do të diskutohen qasjet e bazuara në evidencë dhe perspektivat e reja kirurgjike për optimizimin e rezultateve klinike dhe reduktimin e komplikimeve në terapinë parodontale dhe peri-implantare.